Reagon “Feka” për protestën e veteranëve: Kërkoni zbardhjen e krimeve dhe dënimin e autorëve...

Aktuale

Reagon “Feka” për protestën e veteranëve: Kërkoni zbardhjen e krimeve dhe dënimin e autorëve...

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 10:12
Shkumbin Istrefi

Aktori nga Kosova, Shkumbin Istrefi i njohur për publikun me emrin artistik “Feka”, ka reaguar ndaj thirrjes për protestë të veteranëve kundër Gjykatës Speciale.

Sipas tij, në këtë protestë duhet të kërkohet për zbardhjen dhe dënimin e autorëve të të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë dhe jo kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka shkruar disa çështje për të cilat duhet të kërkohet sqarim.

Shkrimi i plotë:

Protesta gjithëpopullore e thirrur nga veteranet duhet të kërkojë zbardhjen dhe dënimin e autorëve të të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë, e jo kundër Gjykatës Speciale (edhe pse është krijuar si një etnike që është absurd), sepse kështu kërkojmë të bëhet kompromis dhe pazar me drejtësinë.

Debati duhet te orientohet ne cështjet:

1. Pse nuk janë hetuar, zbardhur dhe dënuar autoret e masakrave ne Kosovë?

2. Dhunimet?

3. Vrasjet e civileve?

4. Plaçkitjet, djegiet?

5. Kush apo cka na ka ndalur te hetohen këto ceshtje qe 20 vjet?

6. Kush është përgjegjës per zvarritjen apo heqjen nga prioriteti te këtyre ceshtjeve?

7. A eshte tentuar te behet pazar me ceshtjet e tilla dhe tash ndihemi "te tradhetuar"?

8. Pse nuk eshte protestuar ne vazhdimësi për këto ceshtje?

9. Pse eshte pranuar qe Gjykata te jete selektive ne trajtimin e krimeve?

10. Pse nuk e kemi bere vet kete Gjykate por kemi pritur 20 vjet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat