“Vepruan si ndërmarrje kriminale”, reagon edhe vajza e Xhemajl Mustafës pas aktakuzave të Speciales

Aktuale

“Vepruan si ndërmarrje kriminale”, reagon edhe vajza e Xhemajl Mustafës pas aktakuzave të Speciales

Nga: P.R Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 10:41
Beriane Mustafa

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politikë në vend, Nexhat Haziri, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

“UÇK-ja nuk ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale, por të akuzuarit së bashku edhe më të tjerët, pas lufte vepruan si ndërmarrje e përbashkët kriminale, në këtë kohë kur UÇK-ja nuk ekzistonte pasi ajo ishte transformuar në një organizatë të re të quajtur TMK. Edhe pse nuk mund të përjashtohet abuzimi i të akuzuarëve me autoritetine tyre si pjesë e hierarkia komanduese të UÇK-së edhe gjatë periudhës së luftës, prapë se prapë kjo duhet të shihet, hetohet e të gjykohet vetëm si përgjegjësi individuale”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

E kjo ka nxitur reagimin e Beriane Mustafës, vajza e Xhemajl Mustafës I vrarë pasluftës në Kosovë, vrasje kjo e cila ende ka mbetur e pa zbuluar.

“Edhe si e tille po trajtohet. Po i ka rroke histeria kolektive e na myten me folk patriotizem”, ka shkruar Beriane Mustafa duke komentuar në postimin e Hazirit.

Kujtojmë se ish bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe ish kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Xhemajl Mustafa u vra mizorisht më 23 nëntor të vitit 2000, në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

Image
Postimi nga Nexhat Haziri dhe komenti nga Beriane Mustafa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat