​Likaj viziton vendin e xhirimeve të njësive mësimore

Aktuale

​Likaj viziton vendin e xhirimeve të njësive mësimore

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 13:27
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka vizituar vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit, ku ka thënë se po punohet pandërprerë dhe me përkushtim të madh, në mënyrë që njësitë mësimore t’iu ofrohen nxënësve tanë vazhdimisht.

Ai ka shkruar në facebook se njësitë mësimore ofrohen përmes kanalit RTK4 të televizionit publik në rastet kur shkollat detyrohen të punojnë sipas skenarëve B dhe C.

“Vërtetë është kënaqësi të vizitosh këtë ekip që po punon pa u lodhur çdo ditë të javës. Falënderoj mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët, ekipin e xhirimeve dhe të gjithë ata që po e mbështesin këtë proces”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat