Mbesa e Hashim Thaçit e thyen heshtjen pas aktakuzës ndaj ish presidentit, ka një premtim për të

Aktuale

Mbesa e Hashim Thaçit e thyen heshtjen pas aktakuzës ndaj ish presidentit, ka një premtim për të

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Evgjeni dhe Hashim Thaçi

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, iu ka dalë në mbrojtje ish presidentit të Kosovës, njëherësh edhe xhaxhait, Hashim Thaçit, si dhe ish kryetarit të saj, Kadri Veselit.

Ajo në postimin e saj në Facebook, shprehet se beson palëkundshëm në drejtësi dhe se Kosova i pret Thaçin dhe Veselin si triumfues.

“Me respekt të thellë për luftën dhe sakrificën e popullit tonë për liri UÇK, e me premtimin se do të punojmë edhe më fort për vizionin që ju ideuat për vendin”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Me besim të palëkundur në drejtësi ⚖️, me respekt të thellë për luftën dhe sakrificën e popullit tonë për liri #UÇK, e me premtimin se do të punojmë edhe më fort për vizionin që ju ideuat për vendin, Kosova iu pret edhe një herë triumfues.

Image
Evgjeni Thaçi dhe Kadri Veseli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat