Gastronomia në pikë të hallit, kërkon mbështetje financiare

Aktuale

Gastronomia në pikë të hallit, kërkon mbështetje financiare

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 13:30
Foto Ilustrim

Ndihmë nga shteti nuk po marrin aq sa ata po dëshirojnë.

E Shoqata e Gastronmëve të Kosovës ka bërë thirrje që t’u dilet në ndihmë, pasi situata e tyre nuk është fort e mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Petrit Kllokoqi u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, ta ndihmojnë këtë shoqatë përmes mjeteve financiare.

Duke treguar format se si mund të bëhet kjo ndihmesë, kjo shoqatë është në mëshirë të vullnetmirëve.

Postimi i plotë

THIRRJE PËR MBËSHTETJE NË SHOQATËN E GASTRONOMËVE TË KOSOVËS

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Të dashur qytetar, miq, dashamirës, gastronomë, biznese, korporata, dhe gjithësecili që mirret apo iu lidhet puna me gastronomi.

Gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket sektorit të gastronomisë është tepër shqetësuese.

Si rrjedhojë e masave të aplikuara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizëm.

Shoqata jonë është shumë aktive dhe çdo ditë ofron aktivitete që ndërlidhen me përkrahjen e sektorit tonë në forma të ndryshme. Për ti ushtruar ato sa më mirë dhe për të funksionuar shoqata, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj.

Andaj, ju bëjmë lutje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe janë të interesuar që të kontriboni financiarisht duke dhënë mbështetje në shoqatën tonë dhe tuajën njëkohësisht, me kokëulje dhe për shërbim ndaj jush lidhur me përmirësimin e standardeve profesionale të sektorit të gastronomisë dhe avokimin për mbrojtjen e interesave të tij, tani e gjithnjë.

Të interesuarit mund të lajmërohen nëpërmjet këtyre kontakteve: nr. Tel: +383 (0)45 342 221/ (0)49 626 505; email: [email protected]/[email protected], apo duke dërguar mesazh në faqet tona në Facebook (gastronometeprishtines) dhe Instagram (@gastronometekosoves).

Me falënderim të thellë për të gjithë mbështetjen tuaj deri më tani, dhe me shpresë që edhe më tutje!

Me respekt,

Petrit Kllokoqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat