Islami zbulon marrëveshjen e Thaçit me ndërkombëtarët, si u përgatit për betejën e tij të fundit

Aktuale

Islami zbulon marrëveshjen e Thaçit me ndërkombëtarët, si u përgatit për betejën e tij të fundit

Nga: A.Zh Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 09:08
Hashim Thaçi

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe opinionisti Dardan Islami, ka thënë se Hashim Thaçi kishte bërë marrëveshje me ndërkombëtarët, që ata ta lejonin të bëhej kryeministër, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

Islami ka thënë se Thaçi kishte pranuar që t’i arrestonte shumë komandantë dhe koka të krimit të organizuar, që konsideroheshin të paprekshëm.

Ai më tutje, sipas tij, kishte pranuar edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, formimin e Gjykatës Speciale, ndërsa Asociacionin e bllokoi vet kur e pa rrezikun prej tij, përcjell Bota sot.

Por, sipas Islamit, kur Thaçi e pa se nuk po respektohej marrëveshja e tij me ndërkombëtarët, ai filloi aventurat e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për këmbimin e tokës.

I “shantazhuar” nga publikimi i raportit të Dick Martyt, Islami ka thënë se Thaçi më tutje filloi të përgatitje për bankën e të akuzuarve dhe filloi rrugëtimin me shokët e tij të pushkës.

Opinionisti ka thënë se ish-presidentit i mbetet të mbrojë UÇK-në, luftën e tij dhe të popullit tonë.

Reagimi i Islamit në Facebook:

Hashim Thaçin nuk po e lejonin nderkombetaret qe te behej kryeminister, dhe ky po duronte si gjarpri nder gure, deri sa po e priste momentin e tij!

Pas vdekjes se Rugoves, i cili konsiderohej partner i lehte per nderkombetaret, Hashimit iu dha shansi qe te behej Kryeminister, ai qe do ta shpallte pavaresine! Por, cili ishte çmimi?

Nderkombetaret fillimisht kerkonin arrestimin e komandanteve dhe disa “ t’forteve” te tjere. Ky e respekoi marreveshjen, ne kohen e tij u arrestuan shume komandante dhe shume koka te krimit te organizuar, qe deri atehere konsideroheshin te paprekshem!

Per ta mbajte ne pushtet nderkombetaret po kerkonin vazhdimin e dialogut me Serbine, votimin e Gjykates Speciale, demarkacionin me Malin e Zi dhe Zajednicen, te cilen vet e bllokoi, kur e pa rrezikun!

Pasi qe i beri keto koncesione, ai filloi ta kuptonte se nderkombetaret nuk po e mbanin fjalen, premtimet e tyre siç ishin liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrise, anetaresimi ne NATO dhe ne organizata tjera nderkombetare, nuk po realizoheshin! Si pasoje ai filloi aventurat e tij me Vuçiqin, si ajo e kembimit te territoreve, minishengeni, si rrugedalje nga bllokada politike qe e kishte kapluar vendin nga brenda dhe jashte!

Pasojat e raportit te publikuar nga Dick Marty tash po i ndjente ne forme shantazhi, ne nderkohe korrupsioni ne institucione nuk po luftohej asnjehere, sikur nuk ishte pjese e marreveshjes? I kthjellet, por edhe dinak, protagonisti kryesor i ngjarjeve te historise se re, Hashim Thaçi po pergatitej per betejen e tij te fundit, kete here jo ne kancelari, por ne banken e te akuzuarve! Si djale i ri, ai e filloi kete rrugetim me shoket e tij te idealit dhe te pushkes, me te njejtit sot ndan qeline dhe aktakuzen!
I mbetet qe me pjekurine e tij, ta mbroje UÇK-ne luften e tij, luften e popullit tone!

#mosutut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat