OVL e UÇK-së: Evropa s’ka qëllim të vë drejtësi, por të bëjë të kundërtën

Aktuale

OVL e UÇK-së: Evropa s’ka qëllim të vë drejtësi, por të bëjë të kundërtën

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar pas arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Arrestimet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, sipas tyre bënë që secili shqiptarë të shprehë indinjatën e thellë ndaj padrejtësive që po i bëhen popullit.

“Këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj. Duke vënë në bankën e të akuzuarit UÇK-në ,e cila luftoj përkrah forcave ndërkombëtare,për të shporrur nga Kosova një regjim barbar e gjenocidial, siç ishte regjimi serb,duke lënë të lirë me qindra kriminel serb,krimet e të cilëve tanimë i dinë (njeh) tërë bota”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Ngjarjet e javës së kaluar ku u bastisën, u akuzuan e u arrestuan katër nga figurat kryesore të UÇK-së ( Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi), bënë që çdo shqiptarë që frymon shqip, të shpreh indinjatën e thellë ndaj padrejtësive që po i bëhen këtij populli dhe luftës së tij të drejtë për liri.

Këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj.

Duke vënë në bankën e të akuzuarit UÇK-në ,e cila luftoj përkrah forcave ndërkombëtare,për të shporrur nga Kosova një regjim barbar e gjenocidial, siç ishte regjimi serb,duke lënë të lirë me qindra kriminel serb,krimet e të cilëve tanimë i dinë (njeh) tërë bota.

Ajo edhe një herë po dëshmon lojën e saj me fatin e popujve në këtë pjesë të Ballkanit, e sidomos me popullin shqiptar të cilin në vazhdimësi e ka goditur më se dy shekuj të historisë së tij.

Ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë sepse kanë qenë të bindur për pastërtinë e kësaj lufte dhe kauzën e tyre të drejtë për liri e çlirim kombëtar.

Krenar për të kaluarën e tyre, ata asnjëherë nuk kanë hezituar t’i përgjigjen çdo gjykate dhe çdo thirrje për drejtësi. Por aktakuza të tilla të ngritura nga shpifje e të pavërteta, të fabrikuara nga një regjim barbar e gjenocidial nuk i bëjnë nder askujt . Dhe Evropa “Demokratike” do të duhej të mendohej shumë herë para se të ndërmerrte veprime të tilla të njëanshme, sepse shqiptarët nuk janë më ata të para dy shekujve, ata tanimë janë një komb i fortë dhe Ii pathyeshëm nga këto goditje që po i bëhen pa të drejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat