Blerim Latifi: Jakup Krasniqi ua tregoi vendin horrave

Aktuale

Blerim Latifi: Jakup Krasniqi ua tregoi vendin horrave

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 19:24
Jakup Krasniqi

Pas paraqitjes para Gjykatës Speciale të Jakup Krasniqit, kanë vërshuar reagimet në Kosovë.

Për këtë, ka reaguar edhe profesori dhe filozofi Blerim Latifi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi thotë se për 22 vite rresht janë munduar ta njollosin UÇK-në, Millosheviqi dhe argatët e tij në Kosovë e Serbi.

Sipas tij, sot Jakup Krasniqi ua tregoi vendin atyre, të cilët i quan horra.

Latifi shkruan se, UÇK-ja e nisi dhe e mbaroi misionin e saj si një lëvizje puro shqiptare.

Postimi i plotë:

Për 22 vite rrjesht Millosheviqi dhe argatët e tij në Serbi e Kosovë janë mundu ta njollosin misionin e UÇK-së, duke i mveshur atij ngjyrime fetare. Madje edhe shqipfolës të shumtë me zell kanë punu e vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Sot, Jakup Krasniqi, ua tregoj vendin këtyre horrave. UÇK e nisi dhe e mbaroi misionin e saj si një lëvizje puro shqiptare, si lëvizja e fundit historike që ndoqi vetëm një shteg, shtegun e hapur nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, në flamurin e të cilës shkruheshin fjalët e Pashko Vasës "Feja e shqiptarit asht shqiptaria".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat