Vlerësohet si dinjitoze paraqitja e Krasniqit në Gjykatën Speciale

Aktuale

Vlerësohet si dinjitoze paraqitja e Krasniqit në Gjykatën Speciale

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:01
Jakup Krasniqi

Analisti politik, Faton Abdullahu, po vlerëson se paraqitja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka qenë shumë dinjitoze.

Abdullahu ka theksuar se Krasniqi në Hagë mbrojti Kosovën Evropiane nga një mendësi me shumë politikë anti-evropiane dhe se mbrojti shqiptarizmin si vlerë për të cilën ai ka qenë i gatshëm të flijohet.

“Paraqitja e zotëri Krasniqit mu duk shumë e sinqertë, shumë dinjitoze është me shumë moral brenda saj. Krijova përshtypjen se sot Krasniqi atje e mbrojti Kosovën Evropiane nga një mendësi me shumë politikë anti-evropiane, e mbrojti shqiptarizmin si vlerë për të cilën ai ka qenë i gatshëm të flijohet, e mbrojti sot edhe njëherë këtë vlerë që jo gjithmonë po kultivohet si duhet dhe jo gjithmonë po trajtohet drejtë nga të gjithë ne”, ka thënë fillimisht Abdullahu.

Ndërkaq, sa i përket pjesës së aktakuzës ku thuhet se disa persona janë diskriminuar apo edhe janë vrarë për shkak të përkatësisë fetare katolike, ai ka thënë se këto janë dëshmitë më të mëdha që prokurorët nuk e njohin mendësinë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat