​Haradinaj-Stublla takohet me deputetin Kamberi, flasin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë

Aktuale

​Haradinaj-Stublla takohet me deputetin Kamberi, flasin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Foto nga takimi

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla gjatë një takimi sot me shefin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare Shaip Kamberi, ka biseduar për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, përfaqësimin politik dhe të drejtën për arsim në gjuhën amtare.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku përmes nismave të fundit do t’iu gjenden bashkëkombësve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej.

Ajo po ashtu tha se është e palëkundshme puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit.

Duke shprehur gatishmërinë e plotë për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi në funksion të koordinimit të veprimeve në të mirë të shqiptarëve në Luginë, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është e vendosur për të vulosur drejtësinë jo vetëm për popullin dhe qenësinë e saj, por edhe për bashkëkombësit e saj që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Duke i dhuruar librin emblematik të ish-ushtares së UÇK-së dhe zëdhënëses së Zonës Operative të Dukagjinit, Fetnete Ramosaj me titull ‘KUNDËR HARRESËS: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999’, si dhe ornamentin e punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ministrja Haradinaj-Stublla i premtoi Kamberit se do vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat