Përçarje brenda Qeverisë Hoti: Nesër mund të dështojnë masat e reja anti-covid, të paralajmëruara

Aktuale

Përçarje brenda Qeverisë Hoti: Nesër mund të dështojnë masat e reja anti-covid, të paralajmëruara

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 23:40
Qeveria e Kosovës

Nesër mund të dështojë miratimi i masave të reja anti-COVID.

Burime brenda qeverisë së Kosovën bëjnë të ditur se disa nga ministrat e kabinetit qeveritar janë kundër këtyre masave.

Votimi i masave të reja ishte paraparë që të bëhej sonte në mbledhjen e ekzekutivit, por që do të diskutohen edhe ditën e marte.

Shkaku se disa ministra janë kundër ato mund vetëm të diskutohen pasi që ato nuk ka mundësi që të votohen për shkak të mungesës së unitetit brenda Qeverisë Hoti lidhur me masat.

Në takimin e sontëm të mbajtur online, ministrat kanë dhënë sqarimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat