Reagon familja e Haki Imerit ndaj atyre që “vajtojnë” fatin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Aktuale

Reagon familja e Haki Imerit ndaj atyre që “vajtojnë” fatin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Nga: A.Morina Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 10:47
Gjykata Speciale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ndaj deputetëve që kanë votuar për krijimin e Gjykatës Speciale.

Familja Imeri tha se janë po këta që sot shquhen tepër të zëshëm kundër Gjykatës Speciale, për të vetmin ideal goditjen se më të madhe të atyre që me informacionet e tyre i brumosen dosjet për të gjitha krimet në Kosovë.

"Kukuvajka me motive të njohura qe sa herë u jepet mundësia për të lëpirë ndonjë mbetje mortore gomarësh e bëjnë me zell, kanë harruar se gjurmët i kanë lënë në të gjitha kancelaritë perëndimore në Kosovë, deponuar informacione dhe akuza me thasë...sot vajtojnë", deklaroi familja Imeri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ata që kanë votuar Gjykatën Speciale dhe që në forma të ndryshme i kanë shërbyer asaj deri sot, sot po duket sheshazi se sa të "shqetësuar vajtojnë" për fatin e të akuzuarve ... Ata që sot vajtojnë më së shumti për fatin e tyre janë ata që në forma të ndryshme për 20 vite kanë gjurmuar , hulumtuar dhe deponuar deklarata informacione te miqtë ndërkombëtar... Janë po këta që sot shquhen tepër të zëshëm kundër Gjykatës Speciale për të vetmin ideal goditjen se më të madhe të atyre që me informacionet e tyre i brumosen dosjet për të gjitha krimet në Kosovë. Kukuvajka me motive të njohura qe sa herë u jepet mundësia për të lëpirë ndonjë mbetje mortore gomarësh e bëjnë me zell... kanë harruar se gjurmët i kanë lënë në të gjitha kancelaritë perëndimore në Kosovë, deponuar informacione dhe akuza me thasë...sot vajtojnë . Populli i Kosovës themeloj UÇK-në e vegjelisë. Profiterët e luftës dhe paqes nëse kanë bërë krime ua pafshin hajrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat