Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, tregon se në dorën e kujt është liberalizimi i vizave

Aktuale

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, tregon se në dorën e kujt është liberalizimi i vizave

Nga: A.Morina Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:56
Foto gjatë takimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Haradinaj tha se temë diskutimi ishte situata aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova. Por, padyshim që gjatë këtij takimi nuk u anashkalua edhe tema e liberalizimit të vizave.

"Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave", deklaroi Haradinaj, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë.

Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat