Rrëfimi i gruas që e mposhti coronavirusin: E humba oreksin dhe shijen

Aktuale

Rrëfimi i gruas që e mposhti coronavirusin: E humba oreksin dhe shijen

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:54
Fatmire Morina

Fatmire Morina, ka ardhur sot pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, bashkë me vajzën e saj.

Kjo e fundit, pas simptomave që kishte pasur, dhe pas udhëzimit që kishte marrë nga mjekët, ka ardhur për t’u testuar për virusin Covid-19.

Morina ka treguar se vajza e saj, djali i saj dhe bashkëshorti janë testuar për këtë virus, pas simptomave që kanë pasur, dhe pasi nusja e djalit ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Ajo ka treguar se vet e kishte kaluar virusin në muajin qershor.

“Unë kam ardhur para IKSHPK-së, për arsye se ka dashtë vajza me u testu. Rejën e kam me Covid pastaj edhe djali dhe burri e kanë bërë testin . Unë e kam pasur Covid-in në qershor. Ndërsa edhe vajza ka ardhur sot të testohet, që mos ta bartim virusin diku tjetër”, ka thënë ajo

Morina ka treguar se simptomat e para që i kanë pasur si pasojë e virusit kanë qenë humbja e oreksit dhe erës.

Ajo ka treguar po ashtu, se kur vet kishte qenë e infektuar me virus, ishte izoluar larg familjes e të tjerëve, në mënyrë që këta të fundit mos ta merrnin virusin.

“Unë kur e kam pasur Covidin kam shkuar në një banesë timen dhe nuk kam qëndruar me anëtarët tjerë të familjes”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat