Blerim Latifi: Paraqitja e krerëve të UÇK-së para Speciales ishte dinjitoze

Aktuale

Blerim Latifi: Paraqitja e krerëve të UÇK-së para Speciales ishte dinjitoze

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 21:19
Blerim Latifi,

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka folur rreth paraqitjes së parë para gjykatës në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

“Për mendimin tim paraqitja e të treve ishte dinjitoze, një paraqitje në kuptimin e plotë të fjalës dinjitoze pasi ata kanë treguar gatishmëri të nivelit më të lartë, edhe morale edhe qytetare për të shku atje, edhe për ta treguar të vërtetën e vetme që për mendimin tim ekziston për luftën e Kosovës, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK’ja ka bërë një luftë të drejtë me korniza të plota të respektimit të ligjit ndërkombëtar”, thotë Latifi.

Ai ka bërë edhe një krahasim.

“Derisa po i shikoja dje Jakupin, Hashimin, Kadrinë për një moment më erdhi në mendje një krahasim. Nëse i shikojmë këta serbët, zyrtarët e shtetit serb që janë gjykuar në Hagë dhe krahasojmë sjelljen e tyre me sjelljen e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shihni se janë dy botë të ndryshme. Në atë krahasim e shihni se kush ka bërë krime dhe kush nuk ka bërë krime. Kush ka qenë xhelati e kush ka qenë viktima”, shtoi ai.

“Nëse i shihni seancat e Mllaqidnit, Karaxhiqit, Millosheviqit, Sheshelit e të tjerëve ata sillen si rrugaçë, fyejnë gjykatën, fyejnë institucionet e drejtësisë. Sillen tamam si kriminelë. Përfaqësuesit e UÇK’së të ngjallin respekt me sjelljen e tyre dinjitoze”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat