Avokatët e UÇK-së, kush janë mbrojtësit ligjorë të elitës politike të Kosovës që nisën betejën në Hagë

Aktuale

Avokatët e UÇK-së, kush janë mbrojtësit ligjorë të elitës politike të Kosovës që nisën betejën në Hagë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 21:26
Specialja

Përveç të të akuzuarve të profilit të lartë, në seancat e para në Dhomat e Specializuara, vëmendje morën edhe avokatët mbrojtës të ish drejtuesve të UCK-së. Ekipi I mbrojtësve të ish presidentit Hashim Thaçi, përbëhet nga britaniku David Hoope, francezi Pierre-Richard Prosper dhe Dastid Pallaska.

David Hooper i cili ishte shumë i zëshëm kundër akuzave ndaj Thaçit që në seancën e parë në Hagë, njihet për rastet e profilit të lartë që ka pasur edhe më parë. Ai ka mbrojtur dhe fituar rastin ndaj zv.presidentit të Kenias, William Ruto, e njësoj edhe me rastin e Andre Reamakuba, në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën.

I diplomuar në Universitetin e Kentit, Hooper rankohet ndër avokatët më të mirë në botë sipas radhitjes së “Chambers and Partners”.

Në seancën e parë ndaj Jakup Krasniqt, avokatja malajziane Venkatesëari Alagendra u duk më e heshtur, por bazuar në biografinë e saj, ajo pritet të jetë mjaft e rreptë kur vjen puna tek ballafaqimi I provave me prokurorinë.

E specializuar në trajtimin e rasteve të krimeve nga më të ndryshmet, ajo u bë sidomos e njohur me çështjen e dy turistëve kilianë të akuzuar dy vjet më parë për vrasjen e një malajziani. Me profesionalizëm ajo dëshmoi se vrasja e tij ishte e pashmangshme.

Por jo vetëm ky rast. Rasti i Felipes dhe Fernandos nuk ishte i pari në të cilin ajo i mbrojti të huajt në Malajzi. Ajo arriti që edhe shumë raste të tjera, kur të akuzuarve u kërcënohej dënimi me vdekje, të jetë në gjendje që t’i lirojë.

Nga viti 2009, ka shërbyer si bashkë-këshilltare në ekipe të ndryshme ndërkombëtare të drejtuara nga Karim Khan, avokat i së drejtës penale britanike dhe i së drejtës humanitare ndërkombëtare i cili shërben si këshilltar i mbretëreshës së Anglisë.

 Ajo ka mbrojtur ambasadorin Francis Muthauran (President i Shërbimit Publik në Kenia), Karma Khayat, me rrjetin televiziv libanez Al-Jadeed, në çështjen e parë që një kompani u padit përpara një Gjykate Penale Ndërkombëtare.

Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, do ta mbrojë avokati britanik, Ben Emmerson. Emri I tij nuk është I panjohur për publikun kosovar. Më parë ai ka mbrojtur në dy proceset, edhe Ramush Haradinajn, në procesin gjyqësor të tij në Tribunalin për Krimet e Luftës për ish-Jugosllavinë. Avokati Emmerson, dikur ishte edhe anëtar I trupit gjykuese, i cili e kishte dënuar e 10 vjet burg, Vojsllav Sheshelin, kriminelin serb të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat