Revoltohet Pal Lekaj: Turp, turp!

Aktuale

Revoltohet Pal Lekaj: Turp, turp!

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:47
Pal Lekaj

Zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj e ka quajtur luftë të ndytë të Serbisë deklaratat se ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i është ngritur aktakuzë nga Specilja

Ai ka thënë se kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë është për keqardhje.

“Këto tendenca për të na shqetësuar janë të kota”, ka shkruar në Facebook.        

Postimi i plotë:

LUFTA E NDYTË E SERBISË

Turp, turp!

Është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, kinse kryetarit të AAK-së z. Haradinajt i është konfirmuar akuza. Haradinaj është mbajtur me vite i burgosur pa të drejtë. Ai ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ka dëshmuar disa herë se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë.

Këto tendenca për të na shqetësuar janë të kota.       

Çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Liria ka emër - UÇK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat