Geci me një mesazh të fuqishëm për të arrestuarit e Speciales: Ja pse përmend vrasjen e Mustafës, Malokut, Krasniqit... e plagosjen e Hamitit, Rudit...

Aktuale

Geci me një mesazh të fuqishëm për të arrestuarit e Speciales: Ja pse përmend vrasjen e Mustafës, Malokut, Krasniqit... e plagosjen e Hamitit, Rudit...

Nga: N. H Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:03
Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti

Lidhur me arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.

Nebih Geci, përmes një shkrimi në Facebook, do ishte mërzitur për të arrestuarit e fundit nga Gjykata Speciale, sikurse këta do të ishin përkushtuar për zbardhjen e vrasjeve të njerëzve më eminentë të Kosovës si Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Komandant Drinit, Smajl Hajdarit, Tahir Zemajt, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Haki Imerit, Sabahate Tolajt, Xhafer Behramit, Baki Behramit, Bardhyl Ajetit, Xhemajl Mustafës, Ismet Racit, Shaban Manajt, Ismet Rrahmanit, Kosovë Zeqirit, Azem Ahmetit.

Ai, madje, shkruan se do të ishte mërzitur për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, nëse këta të fundit do të kishin zbuluar tentim vrasjet e Sabri Hamitit, Fetah Rudit, Gani Gecit, Ejup Visokes, Adem Salihut, Sejdi Koces, Mehdi Bardhit.

Ja reagimi i Gecit në Facebook:

Unë do te isha mërzitur për ju vetëm atëherë kur ju do te kishit rezultate ne ndërtimin e se ardhmes se fëmijëve tanë, ne ekonomi, ne kulture, në cilësinë e shkollimit fillor, parashkollor, te mesëm, universitar, akademik etj etj.

Unë do te isha mërzitur për ju vetëm atëherë kur ju do te kishit ndërtuar infrastrukture te forte me baza dhe renome te nivelit europian, ndertime cilesore te ujesjellesve, kanalizimeve, ujerave te zeza, lumenjeve, pyejeve, transport te femijeve ne shkolla, mesimdhenes te përkushtuar ne profesionin e tyre, profesor te perkushtuar, kujdes te veçante per invalidët e luftës, kujdes te veçant per ndertimin e shtepive te pleqve, kujdes te veçant per familjet skamnore qe nuk kane mundesi qe t'i shkollojn femijet e tyre, si dhe ti ushqejn ata etj etj.

Une do te isha merzitur per ju kur ju do te kishit ndertuar spitale qe qytetari te kete mundesi te sherbehet ne çdo kohe sa here te kete nevoje, dhe mos te kete brenga per shendetin e familjareve te vete, do isha merzitur per ju kur ju do te kishit ndertuar ligjet bazike elementare si p.sh sigurim shendetesor per policet, per ushtaret tane, per qytetaret ne pergjithesi, sigurime per sportistet te cilet kane talente dhe perkushtim ne sport e shume e shume te tjera.

Une do te isha merzitur per ju vetem atehere kur ju do te ishit perkushtuar per zbardhjen e vrasjeve te njerezve me eminent te Kosoves si p.sh Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Komandant Drinit, Smajl Hajdarit, Tahir Zemajt, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Haki Imerit, Sabahate Tolajt, Xhafer Behramit, Baki Behramit, Bardhyl Ajetit, Xhemajl Mustafes, Ismet Racit, Shaban Manajt, Ismet Rrahmanit, Kosove Zeqirit, Azem Ahmetit, e shume e shume te tjere qe nuk po me kujtohen sepse jane shume.

Une do isha merzitur per ju kur ju do kishit zbuluar tentim vrasjet e Sabri Hamitit, Fetah Rudit, Gani Gecit, Ejup Visokes, Adem Salihut, Sejdi Koces, Mehdi Bardhit, e shume e shume te tjere qe nuk po me kujtohen se jane shume.

Une do isha mërzitur per ju, nese ju pas luftes do ishit angazhuar per zbardhjen e shume masakrave qe i ka bere okupatori Serb gjate luftes, une do isha merzitur per ju kur ju do kishit bere te pamundurën per dhunimet e okupatorit gjate luftës, une do isha mërzitur për ju kur ju do i kishit sheruar zemrat e familjareve te te zhdukurve dhe do u'a kishit zbardhe çdo rast qe te pakten te jene te qete dhe te kene ku te çmallen me te dashurit e tyre.

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat