Fakte tronditëse: Kjo është shtëpia super luksoze e Hashim Thaçit, dalin pamjet ku zbulohet pasuria e ish-presidentit

Aktuale

Fakte tronditëse: Kjo është shtëpia super luksoze e Hashim Thaçit, dalin pamjet ku zbulohet pasuria e ish-presidentit

Nga: N. H Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:51
Hashim Thaçi

Në rrjetet sociale, është duke qarkulluar një video, përmes së cilës zbulohet e gjithë pasuria e ish-presidentit Hashim Thaçit dhe vëllezërve të tij milionerë.

Kjo video jep detaje për së afërmi me shtëpinë e madhe të presidentit Hashim Thaçi, në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt.

Në videon e mëposhtme ju mund t’i shihni për herë të parë shtëpinë luksoze të Hashim Thaçit, tokat e blera në procesin e privatizimit dhe ndërtesat në Prishtinë që po i ndërtojnë vëllezërit e tij milionerë.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, ka vendosur që të banojë në periferin e kryeqytetit, pjesë kjo e banuar kryesisht me serbë, ndërsa edhe rrugët që të qojnë drejt shtëpisë së tij, janë të emruar me emra serbë.

Specialja akuzon Thaçin dhe të tjerët për më shumë se 100 vrasje. Sipas Speciales, viktimat janë të identifikuara dhe në mesin e tyre bëjnë pjesë: shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat