Dorëheqja e drejtoreshës së prokurimit në polici, kjo është arsyeja

Aktuale

Dorëheqja e drejtoreshës së prokurimit në polici, kjo është arsyeja

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:56
Ilustrim

Të hënën, drejtoresha e prokurimit në Policinë e Kosovës, Vjollca Balaj ka ofruar dorëheqjen tek shefi i saj, u.d i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Në media u raportua se largimi i saj vjen pas nisjes se hetimeve lidhur me dyshimet se disa dokumente te prokurimit janë fshirë nga sistemi i brendshëm elektronik i Policisë së Kosovës, PRIMS.

Por burimet e io brenda policisë thonë se largimi i saj ndërlidhet me faktin se ka qenë ushtruese e detyrës dhe jo me humbje të dokumenteve nga sistemi PRIMS.

“Ajo ka qenë e caktuar përkohësisht në atë detyrë, pra me datën 10 nëntor të këtij viti ka qenë data e skadimit të detyrës për të. Nuk mungon asgjë edhe nuk ka kurrfarë humbje të dokumenteve ashtu siç u raportua sot në media”, ka thënë burimi këto burime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat