Krasniqi në takim vitrual me një delegacion të Bankës Botërore

Aktuale

Krasniqi në takim vitrual me një delegacion të Bankës Botërore

Nga: A.Z Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 17:50
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore, përcjell "Bota sot".

Ai  tha se në këtë takim kam theksuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e drejtuar nga vetë Krasniqi, e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore.

Më tej shtoi se temë tjetër e këtij takimi virtual ishte edhe rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport.

Postimi i plotë:

Në kuadër të angazhimeve për të thelluar bashkëpunimin me institucione të ndryshme e në veçanti me ato financiare sot kam zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore.   

Në këtë takim theksova se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që unë e drejtoj e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore. 

Qeveria e Kosovës është e interesuar që të punoj me intensitet të shtuar në ballafaqimin e situatës së krijuar nga pandemia globale COVID 19 dhe pasojave të shkaktuara sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.  

Temë tjetër e këtij takimi virtual ishte edhe rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ku potencova se si MTI jemi të interesuar të përshpejtojmë implementimin e këtij projekti që zyrtarisht ka filluar nga mesi i vitit 2018.
 
Një sfidë e veçantë është edhe miratimi i Ligjit për Inspektimet i cili pritet të miratohet deri në fund të Marsit 2021. Aprovimi i Ligjit do të mundësoj inicimin e procesit të prokurimit të platformës elektronike “E-Inspektori” që do të financohet nga projektit CERP-së në vlerë prej 2-3 milionë euro. 

V.K

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat