Haxhiu: Tre prokurorë për hetimin e krimeve të luftës janë pak

Aktuale

Haxhiu: Tre prokurorë për hetimin e krimeve të luftës janë pak

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:01
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale në Kosovë ka vetëm tre prokurorë të cilët ndër të tjera merren edhe me krimet e luftës.

Ajo në DESKU-n ka thënë se ky numër është i pamjaftueshëm, marrë parasysh natyrën e punës që ata kanë.

“Ne kemi thënë se duhet të fuqizohen institucionet tona të drejtësisë. Në Prokurorinë Speciale ne kemi vetëm tre prokurorë që merren me krime të luftës, terrorizëm, krime apo shpëlarje të parave. Duke pasur parasysh natyrën e rasteve të krimeve të luftës, tre prokurorë special është e pamjaftueshme të merren me raste të krimeve të luftës.

Haxhiu ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje shumë herët e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, pasi thotë se e njëjta është etnike dhe e njëanshme.

Ajo tutje ka shtuar se kjo gjykatë do të do të gjykojë strukturën organizative të UCK-së, që sipas saj, po e deformon të vërteten historike.

“Sipas kësaj aktakuze Kosova po del xhelati e Serbia viktima. Nëse e keni parë aktakuzën nuk ka të bëjë mbi gjetje faktike por spekulime të Speciales”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se Qeveria Hoti do të duhej të largohej nga pushteti, pasi sipas saj, nuk mund të thuhet se kjo është çështje drejtësie e të presim çfarë po bën Gjykata speciale.

Haxhiu ka thënë se VV-ja ka pasur qëllime e plan edhe në kohën kur është kundërshtuar Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se Qeveria duet të largohet, sepse sipas saj, nuk mund të vazhdohet me një qeveri që s’i ka numrat e as mbështetjen e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat