​Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor

Aktuale

​Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:14
​Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë një vizite zyrtare në Itali, ka nënshkruar sot një marrëveshje me homologen e tij Luciana Lamorgese mbi bashkëpunimin policor ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja do të forcojë përpjekjet e përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Ministri Veliu ka falënderuar Lamorgese për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike.

Ndërsa ministrja italiane vlerësoi lart bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët për sigurinë rajonale dhe atë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat