Rakiq: Hoti është i njoftuar me qëndrimin e Listës Serbe rreth daljes së mundshme nga qeveria

Aktuale

Rakiq: Hoti është i njoftuar me qëndrimin e Listës Serbe rreth daljes së mundshme nga qeveria

Nga: F.B Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Goran Rakiç

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç ka theksuar se “Lista Serbe do të shqyrtojë mbetjen e mëtejme të saj në Qeverinë e Hotit, nëse nuk respektohet marrëveshja e koalicionit dhe këtë qartë ia ka transmetuar kryeministrit, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë e tha duke reaguar në deklaratën e zëvendës-kryeministrit Besnik Tahiri që ka thënë se “askush nga Lista Serbe nuk ka kontaktuar atij apo kryeministrin Hoti rreth daljes nga qeveria”.

“Këtë qëndrim si kryetar i Listës Serbe qartë ia kam transmetuar kryeministrit Hoti, Ajo se lidhur me bisedën tonë dhe qëndrimin e LS nuk është njoftuar zëvendës-kryeministri flet për atë se ka mangësi në komunikimin e partnerëve të koalicionit dhe kjo është çështje e tyre jo e imja” tha ai.

Lista Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar të gjitha dhjetë vendet e parashikuara për bashkësinë serbe në Kosovë, ndërsa Qeevria Hoti u votua pikërisht me mbështetjen e votave të LS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat