Cakaj takohet me deputetin Salihu, bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve të Medvegjës

Aktuale

Cakaj takohet me deputetin Salihu, bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve të Medvegjës

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:10
Foto nga takimi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar sot deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihu dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Syla.

Cakaj ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar hollësisht për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

“Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë”.

“Po ashtu, e njoftova edhe për mbështetjen financiare e politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë të shtuar shqetësimeve e mbështetje më të prekshme shqiptarëve të Medvegjës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat