Labinot Tahiri anulon protestën e thirrur për sot: Të gjitha ankesat e gastronomëve paskan qenë politike

Aktuale

Labinot Tahiri anulon protestën e thirrur për sot: Të gjitha ankesat e gastronomëve paskan qenë politike

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 10:58
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri e ka anuluar protestën të cilën e ka thirrur sot, për shkak që gastronomet janë distancuar nga kjo protestë.

 Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, në të cilin këngëtari tha se thirrja e tij për protestë ishte e drejtë dhe e sinqertë.

“Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomeve paska dalur me një deklaratë që nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjigjen që kisha për ta, e anulojë pprotestën për sot! Ata interes nuk paskan si pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me tengjere e kusia! Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike ”, ka shkruar Tahiri.

Sot në orën 11:00 ishte thirrur një protestë për t’i kundërshtuar masat e Qeverisë së Kosovës kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Lajmërim lidhur me ANULIMIN E PROTESTËS për Sot!

Të dashur qytetarë mirëmëngjesi!

Qytetarë Zoti ua shpëtoftë familjet e juaja nga PANDEMIA!

Sa i përket për LEUKEMINË DHE KANCERIN gjithnjë do të jem i gatshëm për ju.

Protesta e thirrur nga unë për ti mbrojtur bizneset dhe gastronomet ishte tepër e sinqertë dhe tepër e drejtë!

Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomeve paska dalur me një deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjësit që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT!

Ata interes nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA!

Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike!

Kështu janë njerëzit që shikojnë me të lan në lloq!

Pra dhe unë i respektojë  masat dhe ruani shëndetin.

EH KOSOVA JONË E DASHUR EDHE ME U QU NË KËMBÊ E ME E NGRIT ZANIN DHE ME QËLLIM ME TË LAN NË LLOQ , JOOOO ME MUA KURRË!

Ju falënderojë shumë për interesimin e madh që keni pasur vetëm juve si qytetarë , por me një njeri ose me gjoks i vetëm nuk shtyhen gjërat kur të  gjithë nuk janë njëzëri!!!

ZOTI JU BEKOFTË!

Media mund ta merrni shkrimin për anulimin e protestës vetëm dhe arsyen e shënoni se ndryshe nuk do ta kisha anuluar.

Sinqerisht Labi Kosovë e Shqipërisë.

Lajmrim lidhur me ANULIMIN E PROTESTËS për Sot! Të dashur qytetarë mirëmengjesi! Qytetarë Zoti ua shpetoftë familjet...

Posted by Labinot Tahiri on Friday, November 13, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat