Abdullahu tregon se çfarë kishte bërë Serbia para katër viteve, ja pse pikërisht tani po kërcënon Vuçiçi

Aktuale

Abdullahu tregon se çfarë kishte bërë Serbia para katër viteve, ja pse pikërisht tani po kërcënon Vuçiçi

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 12:57
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për luftë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka përmendur rastin kur Serbia kishte nisur për në Kosovë trenin provokativ i quajtur “Treni i paqes”, i cili ishte bërë gjatë kohës kur u zgjedh Donald Trump president.

Abdullahu ka thënë se pas katër vitesh situata po përsëritet.

Postimi i plotë:

Kërcënimit të Vuçiqit dje po i mungon vetëm edhe “Treni i paqes” nga Beogradi

Para katër viteve në kohën kur po bëhej transferi i pushtetit Obama-Trump, në Kosovë u nis treni provokativ nga Serbia “Treni i paqes” me qëllim të nxitjes së trazirave tek ne. Në atë tren shkruante në shumë gjuhë ‘Kosova është Serbi” Në atë kohë nuk dihej ende qëndrimi i saktë i Presidentit të ri amerikan Trump mbi Kosovën. Serbia u trimërua. Këtë vakum e shfrytëzoj Beogradi zyrtar për të provokuar Kosovën me ‘trenin rus’. Tani pas katër vitesh situata po përsëritet. Vuçiq dje kërcënoi me luftë. Në Shqipëri akuzat opozitë - pozitë ta qojnë tugun e ato po bëhen me pasion neveritës dhe atë kinse në emër të mbrojtjes së Kosovës. Mjerim. Në anën tjetër në Prishtine kemi një Qeveri minore të paguximshme. Në SHBA kemi transfer të pushtetit që po kontestohet nga Tramp. Pritet vetëm edhe një incident, inskenuar nga Serbia në Kosovë, thjeshtë një si tren i ri apo diçka e ngjashme nga Serbia.

E ne vazhdojmë të jemi të përçarë, shumë të përçarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat