​Manaj: Inicuesi i intepelancës të tregojë të arriturat e task-forcës për 10 vjet

Aktuale

​Manaj: Inicuesi i intepelancës të tregojë të arriturat e task-forcës për 10 vjet

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Shkëmb Manaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj tha se lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet me mekanizma anti-kushtetues, por të funksionojnë në kuadër të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë. Sipas tij, nuk ka pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit gjatë një dekade sa ka funksionuar task-forca anti-kurrupsion.

Organi më i lartë legjislativ, pasditen e sotme po mban interpelancën e Avdullah Hoti me kërkesë të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës.

Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka arsyetuar shfuqizimin e kësaj task-force, duke theksuar se themelimi i saj në vitin 2010 ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, duke shtuar se nuk ka pasur bazë ligjore për themelimin dhe funksionimin e këtij mekanizimi.

Manaj: Nëse i referohemi vendimit për themelimin e këtij mekanizimi vërehet ndërhyrja e ekzekutivit

“Nëse i referohemi vendimit për themelimin e këtij mekanizimi nga Qeveria e Kosovës vërehet qartë ndërhyrja e ekzekutivit në pushtetin e pavarur të sistemit të drejtësisë. Sepse përcaktimi i numrit të prokurorëve, caktimi i numrit të oficerëve hetues të Policisë së Kosovës dhe përcaktimi i mandatit për këtë mekanizëm me vendim të qeverisë është ndërhyrje direkte në pavarësinë e organeve të drejtësisë të garantuara me kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi”, u shpreh ai.

Sipas tij, nuk ka pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, gjatë një dekade sa ka funksionuar kjo task-force.

Manaj: Iniciuesi i kësaj interpelance duhet të na tregojë se cilat kanë qenë të arriturat e kësaj task-force

“Inicuesi i kësaj interpelance parlamentare para se të kërkojë llogari se si është shuar ky mekanizëm, duhet të na tregojë se a duhet këta mekanizma të themelohen me vendime qeveritare, dhe po ashtu se cilat kanë qenë të arriturat e këtij mekanizimi gjatë 10 viteve të funksionimit në luftë kundër korrupsionit

Manaj ka shtuar se duhet të ekzistojnë mekanizma të specializuar të cilët në baza ditore merren me hetimin dhe zbulimin e veprave korruptive. Ai ka shtuar se nuk duhet të krijohen hapësira që në kuadër të kësaj lufte të ketë ndërhyrje të autoriteteve partiake dhe shtetërore për ta orientuar këtë luftë në goditjen ndaj kundërshtarëve politikë dhe të bizneseve të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat