Masat e reja në fuqi, vjen porosia e fundit nga kryeministri Hoti

Aktuale

Masat e reja në fuqi, vjen porosia e fundit nga kryeministri Hoti

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:51
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se masat e reja anti-COVID duhet të respektohen të gjithë, pa përjashtim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoti u shpreh se mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës dhe se nuk duhet vështirësuar puna atyre.

“Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Masat duhet zbatuar nga të gjithë, pa përjashtim. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës.

Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”, shkroi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat