Haxhi Avdyli: Më përpara dalim nga politika se që hyjmë në VV

Aktuale

Haxhi Avdyli: Më përpara dalim nga politika se që hyjmë në VV

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:05
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë se ‘partia’ e re e Vjosa Osmanit, më përpara do të dalin nga politika se sa të hyjë në Vetëvendosje.

“Shkuarja në VV’në nuk është opsion, më përpara dalim nga politika. Iniciativa qytetare që mund të dalë në zgjedhje vet dhe iniciativa që mund të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në – këto dyja janë opsionet e vetme”, është shprehur Avdyli.

Tutje, ai tha se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë që presidenti i takon PDK’së, edhe pse këtë gjë s’e thonë as vet PDK’ja.

“Kryetari i LDK’së çdo ditë thotë se presidenti i takon PDK’së. Këtë gjë s’e thotë as vet PDK’ja”, thotë Avdyli.

 “Ndërkohë, PDK’ja çdo ditë e kritikon qeverinë e tij duke e etiketuar me lloj-lloj emrash. Kemi dëgjuar kanddiat për president. Por, të thuhet presidenti i takon PDK’së, këtë e bën vec kryetari i LDK’së”, shtoi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat