Deputeti i PDK-së: Po, do ta votoj Ramush Haradinajn për president

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Po, do ta votoj Ramush Haradinajn për president

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:29
Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri.

Ai ka shtuar se PDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë.

“Të gjitha i kanë shlyer vijat e kuqe sepse po e shohin se s’kanë aftësi për të qeverisur. E kemi përcaktuar në mbrëmjen e 6 tetorit dhe kemi vendosur që të rrimë në opozitë dhe të shohim se çfarë mund të bëjnë këto parti që u thirrshin në koalicionin e shpresës”.

“PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri. Kemi parë kryetarin e LDK-së që po rezervon poste për ne pa na pyetur neve. Po ka më shumë shtytje prej mediave dhe qytetarëve që PDK të jetë pjesë e Qeverisë sepse po e shohin se nuk ka vendimmarrje pa PDK-në në Qeveri”.

“Deri më tani qëndrimi i PDK-së është që të jemi parti opozitare. Mendoj se tërheqja e kësaj qeverie do të ishte e mirë për qytetarët. VV e di që vetëm me PDK dhe VV nuk bëhen votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti”.

Ai ka folur edhe për kandidaturën e Haradinajt për president.

Haxhiu tha se ai ka votë për Familjen Haradinaj.

“Gjithmonë kam votë për Familjen Haradinaj dhe Familjen Jashari”, tha ai, mirëpo shton ai, vendimin për t’u zgjedhur një kandidat për president e marrin organet drejtuese të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat