Thaçi i rrethakuar nga serbët, dalin pamjet e papara: Ja ku jeton ish-presidenti i Kosovës

Aktuale

Thaçi i rrethakuar nga serbët, dalin pamjet e papara: Ja ku jeton ish-presidenti i Kosovës

Nga: N. H Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 10:13
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të banojë në periferinë e kryeqytetit, pjesë kjo e banuar kryesisht me serbë, ndërsa edhe rrugët që të qojnë drejt shtëpisë së tij, janë të emëruar me emra serbë.

Pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, janë bërë virale, ndërsa komentuesit kanë qëndrime të ndryshme sa i përket këtij vendimi të Thaçit.

Në këtë video, disa nga serbët të cilët jetojnë pak metra nga shtëpia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thonë se të mos kenë patur rast të takohen më ish kreun e shtetit.

“Jo, jo asnjëherë nuk ka ardhur për të pirë kafe si fqinjë. E kam parë kur ka dalë për të shëtitur në këmbë, dhe me disa njerëz pas tij”, thotë njëra nga banueset serbe të kësaj lagje.

Në vazhdim ju sjellim edhe pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se tashmë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Hagë.

Gjykata Speciale akuzon Thaçin dhe të tjerët për më shumë se 100 vrasje. Sipas Speciales, viktimat janë të identifikuara dhe në mesin e tyre bëjnë pjesë: shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat