“Çmenduria e Albin Kurtit nuk ka të ndalur”

Aktuale

“Çmenduria e Albin Kurtit nuk ka të ndalur”

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 10:36
Albin Kurti

Më 29 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet në Komunën e Podujevës. E garë e ashpër pritet të zhvillohet mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ku do të përballen Nexhmi Rudari dhe Shpejtim Bulliqi. 

E lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditëve të fundit është parë në Podujevë, duke i dhënë mbështetje Shpejtim Bullitiqit.

Këto veprime të Kurtit po kritikohen nga ana e LDK-së. Krejt kjo për shkak të numrit të madh të rasteve ditore me koronavirus jo vetëm në Podujevë, por në gjithë Kosovën. 

Ka qenë drejtori komunal, Vezir Jonuzi, ai i cili ka publikuar pamjet ku shihet Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi në një ambient në Podujevë, ku nuk respektohet fare distanca sociale dhe shihen persona pa maska.

“Çmenduria e Albin Kurtit dhe vartësve të tij nuk ka të ndalur!!! Në kohë pandemie, kur numri i rasteve të infektuarve me Covid-19 në Komunën e Podujevës po rritet çdo ditë në shifra alarmuese, kur institucionet përgjegjëse të shëndetësisë kanë marrë vendime për t’i ndaluar takimet me më shumë se pesë persona, mjeranët po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, madje edhe të fëmijëve, duke organizuar tubime në të cilat nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse. Nuk e meritojnë besimin ata që nuk e kursejnë as shëndetin e qytetarëve vetëm për ta tentuar pushtetin”, ka shkruar Jonuzi, përcjellë “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat