Zëdhënësi i PDK-së cakton kriteret e Presidentit të ri, kërkon të mos jetë fokusi te muskujt

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së cakton kriteret e Presidentit të ri, kërkon të mos jetë fokusi te muskujt

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:45
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka ironizuar me deklaratën e deputetit të AAK’së, Bekë Berisha, pasi ky i fundit i është referuar kryeministrit të Kosovës si “Avdullahi i vogël me syza”.

Bytyçi në ironi e sipër i ka thënë Berishës se për vendime politike duhen pompa e muskuj dhe jo tru e logjikë.

Në këtë kritikë të tij, anëtari i PDK’së ka përmendur edhe pozitën e presidentit, të cilën tashmë hapur e kërkon kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë!”, ka shkruar Bytyçi.

Postimi i plotë:

Disa deputetë injorancën dhe mosdijen e paraqesinë si vlerë edhe atë në seancë parlamentare. Ndërsa bartja e syzeve na qenka dobësi, me demek me qenë i lexueshëm je i paaftë, qorr dhe i dobët.

Bravo deputetë, se në qeverisje duhet aftësi për pompa e jo tru se vendimet për politikat publike kërkojnë muskuj e jo logjikë.

Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë!

Për pjesën e plagëve dhe varrezave skam fjalë, shumë patetike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat