Ganimete Musliu me fjalë prekëse për vdekjen e asamblistit të Istogut: S’kam fjalë as shprehje për ta përshkruar trishtimin

Aktuale

Ganimete Musliu me fjalë prekëse për vdekjen e asamblistit të Istogut: S’kam fjalë as shprehje për ta përshkruar trishtimin

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:31
Labinot Aliaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka humbur mikun, asamblistin e Komunës së Istogut, Labinot Aliaj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka prekur me fjalët për vdekjen e tij, derisa ka shkruar se nuk ka fjalë e as shprehje për ta përshkruar trishtimin për lajmin për vdekjen e tij, përcjell Bota sot.

Ajo i ka shkruar ngushëllime familjes, PDK-së e të gjithëve miqve të tij.

Postimi i saj i plotë:

Pse ike bre Lab???

Sa e pabesë qenka kjo fundjavë.

S’kam fjalë as shprehje me e përshkru trishtimin për lajmin që Labinot S Aliaj iku nga kjo botë. Ngushëllime Familjes Alijaj, Asamblesë Komunale të Istogut, Partisë Demokratike gjithë farefisit e miqve të Labinotit! Pusho ne paqe miku im Lab!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat