Këshilltari i Vjosa Osmanit thotë se u.d. Presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi, çuditërisht edhe nga këta persona të LDK-së

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit thotë se u.d. Presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi, çuditërisht edhe nga këta persona të LDK-së

Nga: N. H Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:36
Vjosa Osmani

Faton Peci, që mban edhe pozitën e Këshilltarit të u.d Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi kjo e fundit u kritikua ashpër, pas disa deklaratave të dhënë mbrëmë për mediat nderkombëtare.

Osmani foli për krimet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vrarë e gratë e dhunuara.

Ajo kërkoi përgjegjësi e drejtësi për ato krime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja.

Në këtë shkrim, Peci thekson se u.d. Presidentja po kritikohet e po sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi, dhe sipas tij, çuditërisht nga disa të “rikthyer” në LDK, parim i të cilëve Peci thotë se është jo interesi qytetar, po ai persona.

Pak orë më parë, ndaj kësaj deklarate të Osmanit ka reaguar Anton Berisha, ish zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës.

LEXO EDHE: Osmani kritikoi Bashkimin Evropian, vjen reagimi i ashpër ndaj u.d. presidentit të Kosovës – përmend edhe Ibrahim Rugovën

Ai e ka quajtur si jodiplomatike gjuha që është përdorur nga u.d. presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ndaj Bashkimit Evropian.

Ja shkrimi i këshilltarit të Osmanit:

Image
Faton Peci dhe Vjosa Osmani

Në intervistën dhënë Associated Press (e publikuar tashmë anekënd botës), u.d. Presidentja Vjosa Osmani flet për krimet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vrarë e gratë e dhunuara.

Ajo kërkon përgjegjësi e drejtësi për ato krime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja.

Prandaj, Serbia nuk do të duhej të trajtohej si fëmijë i lazdruar përderisa udhëhiqet nga njerëz të regjimit të Millosheviqit e nuk kërkon falje për krimet.

u.d. Presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi...dhe çuditërisht nga disa të "rikthyer" në LDK, parim i të cilëve është jo interesi qytetar, po ai personal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat