Vjedhja e 2 milionë eurove, Bajrami fton “Guardia di Finanza” për ta hetuar Thesarin e Kosovës!

Aktuale

Vjedhja e 2 milionë eurove, Bajrami fton “Guardia di Finanza” për ta hetuar Thesarin e Kosovës!

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 13:52
Ilustrim

Agjencia e njohur italiane, “Guardia di Finanza”, që merret me krimet financiare dhe kontrabandë”, pritet që së shpejti të vije në Kosovë për të hetuar rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove.

Mësohet se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë ftesë zyrtare kësaj agjencie nga Roma zyrtare.

Kësisoj, “Guardia di Finanza”, do të merret konkretisht me hetimin ndaj Thesarit të Republikës, rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove.

Ndryshe, këto para dyshohet se ishin vjedhur përmes sistemit elektronik.

Nga kjo vjedhje ishin bërë 4 pagesa në emër të disa projekteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat