Hoxhaj: Humbje e madhe për familjen, Istogun dhe PDK-në, vdekja e Labinot Aliajt

Aktuale

Hoxhaj: Humbje e madhe për familjen, Istogun dhe PDK-në, vdekja e Labinot Aliajt

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 13:49
Labinot Aliaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e asamblistit të partisë, Labinot Aliaj.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e anëtarit dhe asamblistit të partisë, Labinot Aliaj.

“Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit pa përtesë për komunitetin, qytetin dhe Kosovën.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e anëtarit dhe asambleistit tonë, Labinot Aliaj. 

Aktivizmi, bujaria, shembëlltyra e një djali të dashur e punëtor, do të na mungoj të gjithëve, e veçanërisht neve në parti. Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit pa përtesë për komunitetin, qytetin dhe Kosovën.

Në emrin e Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe gjithë aktivistëve që e njohen e punuan me të.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovë, Labinot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat