Edhe në fushatën “Liria ka emër” ka diskriminime, Latifi: A nuk ishin në UÇK edhe Gucati, Haradinaj e Mustafa?

Aktuale

Edhe në fushatën “Liria ka emër” ka diskriminime, Latifi: A nuk ishin në UÇK edhe Gucati, Haradinaj e Mustafa?

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Filozofi, Blerim Latifi ka reaguar për organizmin e fushatës mediale “Liria ka emër”, cila ka të bëjë me mbrojtjen e luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka kritikuar organizatorët duke thënë se në ekranin e vendosur në balloren e hotelit Grand, shfaqën vetëm emrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, e jo edhe të Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt e Sali Mustafës.

Ai pyet pse po bëhet ky diskriminim dhe se a ishin edhe këta të tre në UÇK.

Postimi i plotë:

Organizatorët e fushatës mediale "Liria ka emër", në anën ballore të hotelit Grand, e kanë vendosur një ekran gjigant, në të cilin vazhdimisht shfaqen emrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Shumë mirë, por aty nuk shfaqen edhe emrat e Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt e Sali Mustafës. Pse ky diskriminim? Pse kjo marre? A nuk ishin edhe këta të tre në UÇK? A nuk luftuan për lirinë e Kosovës edhe këta të tre?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat