Kjo është mosha e 11 personave që ndërruan jetë nga koronavirusi

Aktuale

Kjo është mosha e 11 personave që ndërruan jetë nga koronavirusi

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Sipas IKShPK-së, të vdekurit nga Covidi janë të moshës nga 50 deri në 82 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat