Këshilltari i Ministrit të AAK-së ia kujton zëdhënësit të PDK-së kohën kur fliste “zi e terr” për Thaçin e Veselin

Aktuale

Këshilltari i Ministrit të AAK-së ia kujton zëdhënësit të PDK-së kohën kur fliste “zi e terr” për Thaçin e Veselin

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:29
Naim Ramizi, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi

Naim Ramizi, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi i ka reaguar zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi, i cili gjatë ditës së sotme ka ironizuar me një deklaratë të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, lidhur me çështjen e presidentit.

Ramizi, ia ka publikuar Bytyçit një deklaratë të viteve më parë, ku zëdhënësi i PDK-së, e quante ish-kreun e kësaj partie, Kadri Veseli të padijshëm.

Ai ndër të tjera injorant e quante edhe ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin shkruante se është kryeministri më i padijshëm që ka pasur Kosova.

“Sa here ngutet ky telalli i PDK-se gabon.

Mos u ngut o Avni…

Presidenti duhet me pase: dijeni edhe guxim edhe muskuj bon me pase por duhet me pase edhe…

Syzat nuk i ka patjeter”, ka shkruar Ramizi në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat