Rreth tre përqind e të infektuarve në Kosovë humbën jetën nga Koronavirusi

Aktuale

Rreth tre përqind e të infektuarve në Kosovë humbën jetën nga Koronavirusi

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Në Kosovë përhapja e koronavirusit nuk ka të ndalur.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 765 raste të reja me koronavirus si dhe janë regjistruar 11 vdekje.

E që nga marsi i këtij viti në Kosovë, ka pasur numër të madhtë infektuarish.

Vendi ynë, deri tani numëron 28 mijë e 616 raste pozitive nga 117 mijë e 585 persona të testuar deri tani.

Kthyer në përqindje, nga numri i personave të testuar, pozitiv me virusin korona kanë rezulutar 24.34 përqind e të testuarve.

Ndërsa, sa i përket rasteve të vdekjeve si shkaktar virusin, në vend, nga 28 mijë e 616 raste pozitive, 809 prej tyre kanë humbur betejën me virusin e panjohur.

Kthyer në përqindje 2.83 përqind e rasteve pozitive kanë përfunduar me fatalitet

Rreth tetë muaj nga rasti i parë me Covid-19, në vendin tonë nga 28 mijë e 616 raste pozitive, luftën me virusin që e ka përfshirë botën, e kanë fituar 17 mijë e 55 persona, ose 59.60 përqind e të infektuarve.

Në raport me numrin total të të testuarve në Kosovë, nga 117 mijë e 585 persona, 809 nga ta kanë humbur jetën, ku në përqindje I bie se 0.69 përqind e të testuarve në vend, pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, nuk kanë arritur te I mbijetojne ketij virusi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i bëri të enjten Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se gjendja është e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat