Ndizen qirinj për Labinot Aliajn në Istog

Aktuale

Ndizen qirinj për Labinot Aliajn në Istog

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 20:38
Ndizen qirinj për Labinot Aliajn në Istog

E shtuna e 14 nëntorit do të jetë gjithmonë ditë dhimbje e zie për familjen Aliaj nga Istogu.

Mëngjesin e kësaj dite vjeshte humbi jetën i riu 28 vjeçar nga kjo familje, Labinot Aliaj.

Labi ishte djalë shembull, i edukuar dhe shumë punëtor.

Image

Ai ishte edhe asamblist i PDK-së në Komunën e Istogut.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime politikanë të shumtë e shoqëria që ka pasur ai.

E në nderim të jetës së tij, në ora 17 në oborrin e Komunës së Istogut janë ndezur qirinj, ku kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë, familjarë e deputetë.

Të pranishëm ishin deputetët Bekë Berisha, Ganimete Musliu, Ilir Ferati dhe Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para qytetarëve tha se Labi do të na mungojë të gjithëve, si djalë shembullor e aktivist i palodhshëm.

Për nder të jetës së tij u mbajt një minutë heshtje./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat