Analisti ‘godet’ Qeverinë Hoti, tregon arsyjen kryesore pse e rrëzuan Qeverinë Kurti

Aktuale

Analisti ‘godet’ Qeverinë Hoti, tregon arsyjen kryesore pse e rrëzuan Qeverinë Kurti

Nga: A.Morina Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:04
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Analisti politik, Krenar Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Hoti pas dështimit të miratimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Shala përmes një postimi në facebook, tregoi asyjen kryesore pse elita politike e rrëzuan Qeverinë Kurti.

"Shkun e rrxun një qeveri që e kanë pritë qytetarët që prej shpalljes së pavarësisë, krejt në emër kishe të "proamelikanizmit" prapa se cilës arsyeja kryesore që janë mshefë ka qenë frika nga kthetrat e luftës anti-korrupcion në njërën anë dhe rrjedhja enorma e votave nga ana tjetër", deklaroi Shala, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Shkun e rrxun ni qeveri që e kanë pritë qytetart që prej shpalljes së pavarësisë, krejt në emër kishe të "proamelikanizmit" prapa se cilës arsyeja kryesore që jonë mshefë u konë frika nga kthetrat e luftës anti-korrupcion në njërën anë dhe rrjedhja enorma e votave nga ana tjetër. Dhe në fund, i kanë lonë qytetart në mëshirën e fatit. Nuk jonë në gjendje ni projektligj për rimëkëmbje ekonomike me miratu, e kjo çështje tashmë ish konë punë e kryme sikur mos te kishin rrëzu Qeverinë e Ndryshimit midis "luftës biologjike".

Elita e ligë politike osht kërcënim për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat