Zemaj: Sigurisht që kemi para për vaksinën kundër COVID-19

Aktuale

Zemaj: Sigurisht që kemi para për vaksinën kundër COVID-19

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:55
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova ka para për të paguar vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të jetë e gatshme.

Megjithatë, ai tha se Kosovës i është mundësuar që për një përqindje të popullësisë të jepet edhe falas.

“Për vaksinën jemi në komunikim me OBSH-në. Neve na është mundësuar vaksina edhe përmes blerjes dhe falas për diku 20 për qind. Çmimi është unik që e blen BE-ja dhe ata e shpërndajnë për shtetet. Ai çmim është referent për të gjithë. Ne sigurisht që kemi para për ta blerë atë sepse edhe na obligon ligji anti-COVID për t’ia siguruar çdo qytetari falas”.

Ndërkaq, sa i përket maskave dhe donacioneve që kanë ardhur, Zemaj tha se ato janë shpërndarë në disa grupe të shoqërisë.

“Na kanë ardhur shumë maska donacion, vetëm Jordania na ka sjellë më shumë se 1 milion maska. Ato i kemi shpërndarë te mjekët, nëpër shkolla, komuniteteve joshumicë apo edhe për ato grupe sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat