Kërcënimet e Vuçiqit për luftë, ish-eprori i UÇK-së i kundërpërgjigjet fuqishëm: I tregon se kush do t’i bashkohet Kosovës në luftë

Aktuale

Kërcënimet e Vuçiqit për luftë, ish-eprori i UÇK-së i kundërpërgjigjet fuqishëm: I tregon se kush do t’i bashkohet Kosovës në luftë

Nga: N. H Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 07:12
Aleksandar Vuçiq

Ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkaktoi shumë reagime kur kërcënoi tërthorazi me luftë ndaj Kosovës.

Vuçiq tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, por ai ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën.

Ish ministri i kriminelit Miloseviç tani po thotë se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja dhe reagimet e liderëve nga Kosova i ka quajtur histerike.

E, në lidhje me këto deklarata të kreut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguat ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari.

Miftari ka paralajmëruar të parin e Serbisë së Kosovës në rast të ndonjë lufte do t’i bashkoheshin mijëra ushtarë që sherbejnë në vendet e ndryshme të botës.

Si kundërpërgjigje ai ka sjellë edhe një video interesante, ku shihet ushtarë shqiptarë që sherbejnë në Evropë, dhe këta të fundit shihen duke kënduar.

Ja shkrimi i tij:

Vuçko shteti jonë Kosova edhe pse e varfër i vjedhur nga politiqarët e korruptuar dosta e tu prapë ka ma shumë ushtarë sesa ju tërë Serbia.

Mos harro në vitin 1998 ishim mbi 4000 ushtarë shqiptarë vullnetarë që lëshuan, Amerikën, Anglinë, Gjermanin, Zvicrën ....dhe ju bashkuan UÇK-së paramendoje sa dhjetëra milja tjerë do vinin sot vullnetar në Kosovë edhe ashtu jem pa punë ? .!

Ushtarë djem tanë në një shtet Evropian .!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat