Muharremaj s’e përkrah mësimin online, thotë se pandemia u shkaktoi probleme në të hyra vetanake

Aktuale

Muharremaj s’e përkrah mësimin online, thotë se pandemia u shkaktoi probleme në të hyra vetanake

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 09:54
Bali Muharremaj.

Komuna e Suharekës është duke u përballur me rritje të rasteve sa i përket koronavirusit, kështu ka thënë kryetari i Bali Muharremaj.

Më këtë rast, kryetari Muharremaj apeloi te qytetarët që edhe më tutje të mbajnë distancën dhe vënien e maskës, në mënyrë që ta tejkalojnë sa më shpejt këtë sfidë.

“Kohëve të fundit si çdo komunë edhe në Suharekë kemi rritje të rasteve. Mund të ju them që situata është nën kontroll dhe jemi duke e menaxhuar mirë situatën. Kemi thirrur shtabin dhe u kemi dhënë detyrat tona”.

“Unë besoj që Suhareka nuk hynë në pikën e kuqe, mirëpo jemi duke punuar vazhdimisht dhe do të mundohemi që të jetë një gjendje stabile dhe e qetë. E kemi po ashtu edhe ekipin e mjekëve në teren vazhdimisht, mirëpo apeli kryesor është edhe më tutje që të mbahet distanca dhe vënia e maskës dhe besoj që edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë”.

Sipas tij, ministria e Arsimit nuk duhet të marrin vendim për mbylljen e shkollave sepse do të vështirësonte mësimin online për klasat e para dhe të dyta.

“Duhet të ketë kujdes edhe Ministria e Arsimit që të mos marrin një vendim të tillë për mbyllje, sepse është problem që të organizohet mësimi online”, ka thënë Muharremaj 

“Shkollat janë duke funksionuar mirë. Nëse fillon sistemi online, atëherë nuk do të ketë sukses dhe do të kemi problem sidomos me nxënësit e klasës së pare dhe të dytë”, shtoi ai.

Ai tha se buxheti për vitin 2020-2021 është i planifikuar, mirëpo ka probleme me të hyrat vetanake.

Kështu që sipas tij, humbjet do të jenë shumë të mëdha për qytetarët, firmat dhe po ashtu për bizneset.

“Ne po mundohemi që t’i mbyllim projektet, sepse buxheti është i planifikuar dhe kemi probleme me të hyrat vetanake, kështu që humbjet do të jenë shumë të mëdha edhe për qytetarët edhe për firmat dhe po ashtu për bizneset. Vetëm në gastronomi sa punëtorë do të mbesin jashtë dhe po kërkojnë ndihmë prej komunës”, ka deklaruar Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat