Kurti i doli në mbrojtje Thaçit dhe Veselit, Buzhala ironizon me militantët e Vetëvendosjes

Aktuale

Kurti i doli në mbrojtje Thaçit dhe Veselit, Buzhala ironizon me militantët e Vetëvendosjes

Nga: A.Morina Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:40
Berat Buzhala

Gazetari, Berat Buzhala ka reaguar pas konferencës për media të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Buzhala ironizoi me militantët e Vetëvendosjes, pasi kreu i tyre i doli në mbrojtje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

"Mundem me thane qe e kam nje simpati, ndoshta dhembshuri, per militantin. Ai vazhdimisht vihet ne gracke, sa here qe Albini vonohet me dhane pergjigje per ceshtje delikate. Militanti mundohet fillimisht me mendu me kry te vetin edhe me ia qellu se cilim ka me qene pozicioni i Albinit. Nuk jane te rralla rastet kur pastaj Albini thote krejt dicka tjeter", shkroi Buzhala në facebook, përcjell "Bota sot".

Positimi i plotë

Albin Kurti nuk e permendke Hashen e Kadrine.

Militanti: Shume mire po jau bojne, duhet me i denu se jane hajna.

Albin Kurti: Hashes, Kadrise, Rexhes e Jakupit duhet shteti me jau pagu shpenzimet per avokat.

Prape militanti: Mire e ka Albini, keta i kane çu atje per krime te luftes jo per hajni.

Mundem me thane qe e kam nje simpati, ndoshta dhembshuri, per militantin. Ai vazhdimisht vihet ne gracke, sa here qe Albini vonohet me dhane pergjigje per ceshtje delikate. Militanti mundohet fillimisht me mendu me kry te vetin edhe me ia qellu se cilim ka me qene pozicioni i Albinit. Nuk jane te rralla rastet kur pastaj Albini thote krejt dicka tjeter.

Thug life.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat