Abrashi: Në solidaritet të plotë me punëtorët e Telekomit, sot jemi me ta në shesh

Aktuale

Abrashi: Në solidaritet të plotë me punëtorët e Telekomit, sot jemi me ta në shesh

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 13:34
Foto nga protesta e punëtorve të Telekomit

Sot po mbahet protesta e punëtorve të Telekomit.

Kjo protestë e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës është organizuar pasi që punëtorët e kësaj ndërmarrje ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pjesë e kësaj proteste janë edhe deputetët e VV-së, përfshirë Sali Zybën dhe Artan Abrashin, ky i fundi me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se, në solidaritet të plotë me punëtorët e Telekomit, sot jemi me ta në shesh.

“Oligarkët e mbështetur nga pushteti po e shkatërrojnë Telekomin e Kosovës. Kontratat e dëmshme e kriminale po mbysin Telekomin përmes arbitrazhit, duke rrezikuar mijëra familje të punonjësve. Shteti i Kosovës duhet të marrë në mbrojtje këtë resurs publik.

Në solidaritet të plotë me punëtorët e Telekomit, sot jemi me ta në shesh! “, ka shkruar Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat