Ish-agjenti i SHIK-ut: Klani Pronto s’ka gjuhë tjetër, pos ndërmarrje kriminale me në krye Hashim Thaçin

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Klani Pronto s’ka gjuhë tjetër, pos ndërmarrje kriminale me në krye Hashim Thaçin

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:38
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka lidhje me ‘ndërmarrjen kriminale’.

Kështu, Gjykata Speciale po i akuzon si ndërmarrje kriminale liderët e arrestuar deri tash dhe që po mbahen në Hagë.

E Miftari, për këtë thotë se, s’ka lidhje me UÇK-në dhe me pjesëtarët e vërtetë të UÇK-së.

Sipas tij, klani Pronto është ndërmarrje kriminale.

E ky klan sipas tij, pra klani Pronto e ka në krye Hashim Thaçin.

Postimi i Miftarit:

E rënd por realitet

Si do të thirret në një gjuhë tjetër klanin Pronto pos ndërmarrje kriminale çka me iu ba pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së dhe vet emrit të shenjt të UÇK-së, që nuk kanë lidhje me klanin e hajnisë dhe shkatërrimit të shtetit.. klanin Pronto në krye me Hashim Thaçin se fjalia ndërmarrje kriminale për disa në Hagë është fjali shumë shumë e butë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat